Pajisja

  • Përshkrimi: Cobas e 402

Përshkrimi detaj i pajisjes

Cobas e 402

I lehtë në përdorim, performancë e shkëlqyeshme dhe dizajn inovativ

Cobas e 402 është pajisje laboratorike për kryerjen e analizave imunologjike. Përmes metodës së Elektrokemilumineshencës bëhet përcaktimi i më shumë se 120 parametrave.

Pajisja përdor reagjentët e gjeneratës së re “green pack”, dhe ka një kapacitet në bord prej 28 parametrash, 38 pozita të serumeve në inkubator dhe kryen 120 teste në orë. Identifikimi i tyre bëhet përmes sistemit RFID, ndërsa është rritur stabiliteti në aparat përmes frigoriferit që i mban reagjentët në temperaturë prej 5-10 0C.

93% e testeve imunologjike kanë kohë të reaksionit prej 18 minutash ose më pak, ndërsa ato me STAT vetëm 9 minuta.

Stabiliteti mesatar i testeve imunologjike në aparat është 110 ditë, 98% e tyre kanë stabilitet 4 muaj që i bie rritje për 4 herë më shumë se pajisjet paraprake.

Pajisja ka aftësi të dallojë nëse gjjipëra ka thithur ajër në vend të solucionit, gjithashtu mund të detektojë nëse ka serum apo jo si dhe bën detektimin e koagulave. Ndërsa përzierjen e mostrave e bën përmes mikserit të integruar Vortex.

Menyja e testeve:

Linku