Pajisja
- Përshkrimi: Cobas c 303
Përshkrimi detaj i pajisjes
Analizatori cobas c 303
Njësia analitike cobas c 303 kryen më shumë se 110 aplikime të ndryshme të biokimisë klinike duke përfshirë matjet për proteinat, enzimet, substratet, elektrolitet, testet e drogave (DAT) dhe monitorimin terapeutik të barnave (TDM). Cobas c 303 ka një kapacitet deri në 450 teste fotometrike në orë dhe vjen me një njësi të integruar të elektroliteve (ISE) që jep deri në 450 teste ISE në orë. Në modalitetin e përzier, xhiroja është deri në 750 teste/orë (450 ISE + 300 teste fotometrike/orë). Cobas c 303 ka 42 pozicione reagjentësh të vendosura në frigorifer të integruar. Metoda e leximit të regjentëve është përmes të radios frekuencave ( RFID).
Sot është e qartë që rëndësia e diagnostikimit të saktë dhe të shpejtë nevojitet më shumë se kurrë. Rruga që nga marrja e gjakut deri në marrjen e rezultatit kërkon dedikim të lartë, ekspertizë dhe kujdes të vazhdueshëm të stafit të laboratorit.
Cobas pure është anëtari më i ri i familjes së Roche-it i dizajnuar për të ofruar përsosmëri dhe njëkohësisht thjeshtësim të punës rutinore. Cobas pure vjen me modulin e biokimisë, imunologjisë dhe elektrolitëve në një hapësirë vetëm 2 metra katrorë, duke ofruar më shumë se 230 parametra.
Kombinimi i testimeve fotometrike dhe ISE në një hapësirë prej vetëm 1.2 metra katror.
Cobas pure përbëhet nga njësia e menaxhimit të mostrave (Sample Supply Unit) dhe deri në 2 njësi analitike që i përshtaten më së miri nevojave tuaja.
Njësia e menaxhimit të mostrave (SSU) kontrollon në mënyrë efikase lëvizjet e raftit në të gjithë instrumentin. Ai lejon ngarkimin e vazhdueshëm të deri në 50 mostrave në të njëjtën kohë dhe shkarkimin e deri në 50 mostrave, dhe përmban një lexues të integruar të barkodit dhe një port të dedikuar për mostrat STAT. SSU përfshin një monitor me prekje 21 inç dhe tastierë në ekran. SSU ka një kapacitet ngarkimi me raft deri në 450 mostra në orë.
Stabiliteti i reagjentëve për pjesën e biokimike është zakonisht 137 ditë, ndërsa 57% e reagjentëve kanë më shumë stabilitet se 6 muaj. Nëse e krahasojmë me gjeneratat e mëparshme kjo i bie 2 herë më shumë stabilitet në bord.
Mikseri ultrasonikcobas 303 përmban në vete mikserin ultrasonik pa kontakt për përzierjen e mostrave dhe reagjentëve duke eliminuar rrezikun e kontaminimit nga njëra mostër te tjetra.
Programi i shmangies së bartjes së materialitGjilpërat e mostrave në analizatorin biokimik shpërlahen brenda dhe jashtë me ujë të dejonizuar çdo herë pas pipetimit të mostrës. Për më tepër, për testet që janë të ndjeshme, larja speciale mund të programohet për një larje shtesë të gjilpërave të reagjentëve, të mostrave dhe gjilpërave të kivetave të reaksionit me solucione larëse me përbërje bazë dhe acidike.
Gjithashtu si risi në këtë platformë vjen koncepti i kalibrimit automatik. Me cobas AutoCal, lotet e reja të reagentëve për shumicën e testeve të biokimisë klinike mund të kalibrohen automatikisht, pa pasur nevojë për kalibrim manual. Kjo mund të çojë në 56% më pak kalibrime, duke kursyer deri në 105 orë kohë praktike çdo vit.
Menyja e testeve që punon pajisja:
Linku