Pajisja
- Përshkrimi: AVL 9180
Përshkrimi detaj i pajisjes
Analizatori i Elektrolitëve 9180 ofron fleksibilitet të lartë gjatë punimit të mostrave. Besueshmëria, fleksibiliteti, lehtësia në përdorim dhe kostoja e ulët e operimit kontribuojnë në dhënien e rezultateve me saktësi të lartë çdo herë.
Sensor me saktësi të lartëAfatgjatësia e elektrodave dhe mungesa e nevojës për mirëmbajtjen e Analizatorit të Elektrolitëve 9180 sigurojnë precizion dhe besueshmëri të lartë.
Mirëmbajtje e lehtëAnalizatori i Elektrolitëve 9180 është një analizator me një mirëmbajtje shumë të lehtë. Afatgjatësia e Elektrodave, një pompë e vetme dhe dizajni i thjeshtë i rrugës fluidike reduktojnë mirëmbajtjen rutinore në minimum. Reagjentët dhe mbetjet janë të mbyllura në një SnapPak të vetëm, duke eleminuar nevojën për të ndërruar kontejnerë të shumtë ose për të menaxhuar mbetjet.
Siguri në cilësiAnalizatori i Elektrolitëve 9180 përfshin një program Kontrolli të Cilësisë, që ruan deri në 35 vlera të çdo prej tre niveleve të kontrollit dhe automatikisht shënjon rezultatet jashtë vlerave normale.
Kontrolli i cilësisëISETROL, një kontroll i formuluar me saktësi që nuk ka nevojë për ftohje, është produkti i zgjedhur për të monitoruar performancën e Analizatorit të Elektrolitëve 9180.
I thjeshtë në përdorimRezultatet e elektroliteve të marra nga 95 μl gjak i plotë, serum, plazmë, acetat, dializë bicarbonate ose urinë të holluar paraprakisht. Të gjithë reagentët, si dhe mbetjet, mbyllen në kontejnerin e përshtatshëm SnapPak. Analizatori i elektrolitëve monitoron sasinë e reagjentit të mbetur dhe e udhëzon përdoruesin të vendosës një SnapPak të ri kur kërkohet. Një sensor i integruar siguron që SnapPak të jetë instaluar saktë.
Automatizim kompletThe analyzer is fully automatic. A two-point calibration is carried out every four hours and a one-point calibration with each test, ensuring precision and conformity to even the most stringent regulatory requirements.
ElektrodatNë pajisje mund të testohen 5 parametra (Na+, K+, Ca2+, Cl- dhe Li+) , ndërsa në aparat mund të vendosen 3 elektroda njëkohësisht.
Antikoagulantët dhe pajisjet për mbledhjen e mostraveNë pajisje mund të testohen mostrat e marra përmes shiringave, tubave të marrjes së gjakut, tuba të serumave si dhe tubave kapilar përmes përdorimit të një adaptori.Gjaku komplet dhe plazma mund të pëdoren por duhet përdorur tuba me heparin si antikoagulant që nuk ndikojnë në vlerat e elektrolitëve. Antikoagulantët si EDTA, citrate, oskalat, dhe fluorid nuk duhet të përdoren. Për mostrat me serum, rekomandohen të përdoren tuba pa aditiv.