Pajisja

  • Përshkrimi: Cobas b 221

Përshkrimi detaj i pajisjes

Cobas b 221

Ky aparat bën matjen e gazrave në gjak si dhe bën matjen totale të pH, elektroliteve, hematokritit, matebolizmit, saturimin e oksigjenit, hemoglobinën bashkë me derivate si dhe bilirubinën.

Pajisje e vendosur në tavolinë që ofron rezultate të nivelit të shumë të saktë në vetëm 2 minuta

Meny gjithëpërfshirëse që mbulon 18 parametrat kryesorë të mjekimit intensive duke përfshirë: gazrat në gjak, elektrolitet, ko-oksimetrinë dhe metabolitet.

Mirëmbajtje minimale

Cobas b 221 është dizajnuar për mirëmbajtje minimale. Elektrodat nuk kërkojnë mirëmbajtje.

Versionet

Pajisja vjen në 3 versione të ndryshme. Varësisht se cilin version përdorni, në tabelën e mëposhtme mund të shikoni se cilat parametra punohen në versionin e caktuar. Përmes shenjës: “x” janë treguar cilët parametra mund të punohen:

Versioni
246
pH, pO2, pCO2, /Co-Oximetryxxx
Electrolytes (Na+, K+,Ca2+-) / Hematocritxx
Metabolites (Glu/Lac)x
Metabolites (Glu/Lac/Urea (BUN))x
Bilirubinxxx

Cobas b 221 është pajisje komplet automatike për qëllim testimin in vitro të gjakut, serumit, plazmës, acetateve dhe bikarbonateve që përmbajnë solucione të dializës dhe lëngut pleural (zakonisht lëngut që nxirret nga mushkëritë) për matje kuantitative të këtyre parametrave:

  • pH
  • PO2, PCO2
  • Na+, K+, iCa2+, Cl-
  • Hematokrit
  • Glukoza, Laktatet dhe Urea
  • Hemoglobina totale
  • Saturimi i oksigjenit
  • Derivatet e hemoglobinës (O2Hb, HHb, COHb, MetHb)
  • Bilirubina neonatale

Ndërsa në lëngun pleural mund të matet vetëm pH. Pajisja ka një kapacitet për kryerjen e rreth 50 analizave në orë.