Pajisja

  • Përshkrimi: Cobas e 411

Përshkrimi detaj i pajisjes

Cobas e 411 është një analizator plotësisht i automatizuar që përdor teknologjinë e patentuar të elektrokemilumineshencës (ECL) për analizat imunologjike. Është i projektuar për përcaktimet kualitative dhe kuantitative për një gamë të gjerë aplikimesh (përfshirë aneminë, markuesit e eshtrave, zemrës dhe tumorit, kujdesin kritik, hormonet, fertilizimin, kujdesin e nënës, dhe sëmundjet infektive). Analizatori është i disponueshëm në dy module: Rack ose Disk.

Performancë e klasit të parë
  • Sensitivitet i lartë, besueshmëri dhe konsistencë e rezultateve për shkak të teknologjisë ECL
  • Mbi 100 teste të disponueshme
  • Deri në 18 teste të ndryshme njëkohësisht mund të kryhen në interval prej 86 teste/orë
  • Disa teste urgjente mund të bëhen vetëm brenda 9 minuntave përmes butonit STAT (përfshirë Troponina me sensitivet të lartë T , Creatine-Kinase MB, Myoglobin, Hormonin Paratiroid (PTH) dhe hCG Beta.
Përpunim i mostrave në mënyrë efikase
  • Pipetim pa bartjen të mbetjeve të mostrave për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar
  • Mundësi automatike për ritestim të mostrave
Koncept unik i reagjentëve
  • Menaxhim i përshtatshëm dhe pa gabime i reagjentëve cobas e
  • Përdorim eficient, stabilitet i lart dhe pako kompakte
Besueshmëri e lartë e sistemit
  • Më shumë se 25,000 analizatorë të instaluar në të gjithë botën
  • Kohë e ulët e mirëmbajtjes së sistemit
Menyja e testeve: