Pajisja

  • Përshkrimi: Cobas Integra 400 plus

Përshkrimi detaj i pajisjes

COBAS INTEGRA® 400 plus analizatori me shpejtësi të lartë, ekonomik, i besueshëm, i lehtë për të punuar, me një fjalë numër një në klasën e tij. Specifikat e produktit:

Analizator biokimik plotësisht i automatizuar me sistem të sigurt i cili integron 4 teknologji matëse.

Kapaciteti deri në 400 teste në orë me modulin e elektroliteve ISE (Na, K, Cl, Li) e bën këtë instrument ideal për laboratorë të përmasave mesatare.

Integrimi i 4 teknologjive të ndryshme të matjes siguron një gamë të gjerë testesh (mbi 140), të cilat përsëri arrijnë konsolidimin e performancës së analizuesit dhe rrisin efikasitetin në laborator.

Procesi është i automatizuar deri në masën që pajisja mund të programohet në një kohë të caktuar të ditës për të kryer procedurat e nevojshme të mirëmbajtjes ditore dhe të përgatitet për të punuar pa humbje të panevojshme të kohës. Ky fakt dhe fakti që procesi është tërësisht i vazhdueshëm (duke pasur akses në reagentët, mostrat dhe dhënien e porosive në çdo moment të procesit) përmirëson efikasitetin në laborator në maksimum.

Reagentët nuk kanë nevojë për ndonjë përgatitje (Ready To Use) dhe lexohen nga lexuesi barkodit. Vendosen në frigoriferin e instrumentit gjë që rrit qëndrueshmërinë që nga dita e hapjes deri në 3 muaj. Frekuenca e kalibrimit për shumicën e reagentëve bëhet kur vendoset loti i ri, gjë që ul ndjeshëm koston.

Në besueshmërinë e rezultateve në çdo moment të procesit pavarësisht rritjes së qëndrueshmërisë së reagentëve dhe kalibrimeve kontribuon sistemi i detektimit të nivelit dhe sistemi i zbulimit të koagulumit (Clot Detection).

Integra 400 plus pranon këto lloje të mostrave:
  • Serum
  • Plazma
  • Urina
  • Gjak i plotë

Softueri i sistemit është i thjeshtë dhe i lehtë për t'u përdorur, bazuar në platformën Windows.

Panelin e analizave e gjeni tek imazhet